Në Kosovë Turqia investon në xhami, në politikanë, që u jep rryshfete dhe u hap biznese, u jep rroga edhe disa mijëra myslimanëve profesionistë, mbanë edhe dhjetëra portale në gjuhën shqipe. Me pak investime në njerëz e militantë e ka blerë shtetin. Pikën referuse dhe shpërndarëse të korrupsionit e kanë BIK-un. Aty përkulën për financa pjesa më e madhe e ish-kreut tonë shtetërorë e partiak.
Përveç një fabrike në Kraljevë, investitorët turq do të ndërtojnë edhe katër fabrika të tjera në Serbi, ku do të punësohen rreth 2,500 persona.
Kështu shkruajnë mediat serbe që ndër të tjera, përmendin edhe planin për ndërtimin e një hoteli të zinxhirit të njohur hotelier botëror ‘Four Seasons’, në Beograd.
Sipas Novosti, këto plane konkrete janë diskutuar edhe në nivel presidentësh, gjatë vizitës së Vucic’it në Stamboll, ku u takua me presidentin turk, Reccep Taip Erdogan. Erdogan kishte zhvilluar një vizitë në Beograd vitin e shkuar.
Madje, vet Presidenti serb, Aleksandar Vucic, është takuar edhe me biznesmenin turk, Mesud Toprak, i cili do të investojë 35 milionë euro për të hapur një fabrikë tekstili në Kraljevë.