in

Treni godet një makinë te Përroi i Njelmët në Prishtinë

Një aksident trafiku mes një treni dhe një veture ka ndodhur në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prishtinës për KALLXO.com ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i perfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e akidentit, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona,” ka thënë Borovci.

Tutje, sipas Borovcit, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

Lini një Përgjigje

LDK-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për të hënën

Dënohet Nenad Arsiqi me gjashtë vjet burg për krime lufte