in

Tragjedi në Indi, mbi 100 persona të vdekur pas rrëzimit të urës

Më shumë se 100 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë, kanë raportuar mediat lokale të hënën.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Morbi, qytet në rajonin indian Gujarat.Mediat në Indi kanë thënë se 141 njerëz kanë vdekur dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar së fundmi.

Sipas raportimeve në media, numri i të plagosurve ka shkuar në 100. Disa njerëz janë të zhdukur. Në kohën e rrëzimit të urës, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të.

Ura ka qenë e gjatë 232 metra. Autoritetet kanë thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast. Zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi, ka thënë në Twitter se familjet e viktimave do të kompensohen./REL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Nga sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Shpërthime në Kiev, alarm për sulm ajror në të gjithë Ukrainën