Lideri i dytë me rradhë në hierarkinë e Al-Kaidës, i akuzuar për planifikimin e bombave vdekjeprurëse të vitit 1998 ndaj dy ambasadave të SHBA-së në Afrikë, u vra nga agjentët izraelitë në Iran, në muajin gusht, raportoi gazeta amerikane The New York Times.
Sipas gazetës, udhëheqësi i lartë i Al Kaidës, Abdullah Ahmed Abdullah, i njohur si Abu Muhammad al-Masri, u qëllua nga dy burra me një motor në rrugët e Teheranit, më 7 gusht. Masri është konsideruar si një nga pasardhësit e mundshëm të udhëheqësit aktual të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri.
Duke cituar zyrtarë të inteligjencës, New York Times, tha se agjentët izraelitë e kryen atentatin me urdhër të Shteteve të Bashkuara. Zyra e kryeministrit izraelit nuk e ka komentuar raportin.