in

Arbërorët e Maqedonisë: Të asimilohesh nuk të dalin brinat!

Turkofilët thonë se “Turqia i mbrojti shqiptarët nga asimilimi”, ndërkohë që, për të mos shkuar më larg, duke filluar nga anëtarët e familjes, të gjithë i thërrasim turqisht, si: ‘ane, daja, teze, axha’ dhe mëngjesit i thonë: ‘sabah’ e mbrëmjes ‘aksham’ etj.

Poashtu thonë se do të quheshim ‘Vladimir, Dragan’, kurse të njejtit emrat i kanë “Abdylhamid, Ogüz, Tefik’. Apo mos duan të thonë se i pari është asimilim dhe i dyti jo?

Të asimilohesh nuk të dalin brinat!

Po të kishit pak dinjitet, nuk do ta vendosnit veten mes dy zjarresh duke thënë se mes këtyre të dyjave po zgjedhim të dytën, por do të zgjidhnit të ishit shqiptarë dhe asgjë tjetër.

Por, ku kanë dinjitet pakurrizorët?

P.S. gjuha është tipari themelor i kulturës!

Lini një Përgjigje

Anija turke i afrohet vijës së kuqe

The New York Times: Udhëheqësi i Al Kaidës u vra nga agjentët izraelitë në Iran