in

The Indepedent: Biden do ta angazhoj Hilari Klintonin ambasadore në OKB

Joe Biden raportohet se  do ta angazhoj Hilari Klintonin ( Hillary Clinton) në administratën e tij, ambasadore të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.

Zonja Klinton, e cila humbi nga Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës, është “duke u diskutuar” si një zgjedhje e mundshme për këtë rol, raporton Uashington Post.

Presidenti i zgjedhur tashmë ka filluar mbledhjen e task-forcës për koronavirus, dhe në muajt e ardhshëm do të duhet të zgjedhë anëtarët e kabinetit të tij. Diskutimet janë duke u zhvilluar, edhe pse z.Trump është duke kontestuar rezultatin e zgjedhjeve, duke përfolur se ka pasur mashtrime në vota, pa dhënë prova për këtë.

Ekipi i Z. Biden ka verifikuar kandidatët e mundshëm për rolet kryesore në administratën e tij. Një numër opsionesh do t’i paraqiten atij në ditët në vijim.  Rreth zonjës Klinton, burimet i thanë Uashington Postit se kjo lëvizje “do të ishte një mënyrë që Biden të nënvizonte rëndësinë e këtij pozicioni në administratën e tij dhe se vendosja e saj atje do të rriste prestigjin e vetë OKB-së në një kohë kur bashkëpunimi global dhe roli i SHBA-së në skenën botërore është dobësuar”.

Këtë të mërkurë, z.Biden zgjodhi veteranin e politikës demokratin Ron Klain, shefin e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Kishte muaj që ishte përfolur se Z. Klain, një avokat i cili gjithashtu këshilloi Barack Obaman, do të merrte këtë vend pune.

Z. Klain, 59, shërbeu si “cari i Ebolas”, për z.Obama dhe ka qenë një kritik i ashpër mbi trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga z.Trump.

Ai punoi si ndihmës i lartë i z.Biden kur ai ishte ende një senator për Delauare, dhe drejtoi zyrën e tij kur u bë për herë të parë nënkryetar.

Lini një Përgjigje

Kamberi: Luginën e Preshevës s’ka kush e kujton

CNN: Xhoe Bajden bëhet demokrati i parë në 28 vjet që fitoi Gjeorgjinë