in

Teologu: Xhamitë në Turqi janë qendra spiunazhi, cili dreq po i shtinë hoxhollarët me fol për Skënderbeun e Nënën Terezë

Teologu, Musa Lamallari, ka komenuar disa çështje fetare dhe disa veprime të hoxhollarëve shqiptarë.

Përveç komentimit të këtyre çështjeve, ai ka dhënë qëndrimin e tij edhe rreth përceptimit të xhamive. Sipas tij xhamitë në Turqi janë qendra spiunazhi, të cilat ndikojnë në qeverisjen e shtetit turk, ky nga ndikimi i tyre po vjen edhe përparimi i këtij shteti.

“Së pari herë, duhet me e ndalë e me kqyrë se çka është fjala xhami. Përshembull, xhamiat, nëse e marrim xhamitë në Turqi, e kanë emrin “Mezun”, janë qendra të spiunazhit edhe e kryejnë rolin e vetë në pushtetin turk dhe prandaj Turqia ka përparim”, tha ai.

Gjithashtu, ai diskutimin e vazhdon duke kritikuar ashpër hoxhallarët shqiptarë të cilët sipas tij kanë ngatërruar fenë me traditën e me historinë.

“Por, nëse i marrim xhamiat këtu te ne, a i kontrollojnë Qeveritë tona xhamiat se çfarë bëhet aty? Jo. Nuk e di do me thanë…Xhamia është kur mbledhen njerzit me marrë dije, tani a ka dije nëpër xhamia? A jepet dije nëpër xhamia? Unë nuk e di që shkruan dikun që hoxha duhet me fol për Nënën Terezë, që duhet me fol për Gjergj Kastriot Skëndërbeun, unë nuk e di cili shejtan i nxitë me fol për gjëra që nuk duhet me fol fare. Zoti thotë a meditoni për Kuran, a mendoni për Kuran, nuk thotë a mendoni për traditë, për histori”, tha ai.

Lamallari tha se si pasojë e kësaj ngatërrese, gjithmonë duke iu referuar deklarimeve të tij, këto ngatërresta po sjellin edhe vdekjen e të rinjve.

“I kanë përzi, i kanë tjetërsu njerzit, dhe prandaj njerzit po vdesin të ri o vlla, prej Kosovës vijnë në Sistinë”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Neve që qeshëm me turistët kosovarë, tani na erdhi radha të jemi viktima

A duhet të pushoni aty ku të përbuzin, të fyejnë e të lëndojnë?