in

Neve që qeshëm me turistët kosovarë, tani na erdhi radha të jemi viktima

 18 Korrik, 2022 – 8:43 am

Denata Rroji

Nacionalist as patriot nuk bahesh duke mbrojte “rrugacerine” e turizmit te paprecedent qe duan te na “sherbejne” ata pseudopronare pergjate rivieres shqiptare, te cilet mbeshteten nga autoritetet ligjvenese dhe lokale per te na ofru kete turizem te braktisun per pasoje sot.

Per vite te tana turistet shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia erdhen autokolone nga mbare bota, edhe pse kalonin pergjate bregdetit Dalmat e nuk tundoheshin, edhe kur vinin nga rruga e Kombit mes trafiqeve te tmerrshme sfilitese nuk lodheshin, vetem per te bere pushime ne Shqipnine e tyne te zemres.

Po ne si i pritem? I pritem me percmim, arrogance, anipse leket ia merrnim duke i ushtru standard te dyfishte me ta, mashtru, ofendu e duke ia rrite cmimin dy apo tre fish ne sy, ndryshe prej pushuesit shqiptar.

Ne heshtem para ketij fenomeni te turpshem.

Nuk reaguam, nenqeshem…

Tashi, meqe qeshem, na erdh radha ne te jemi viktimat. Sepse “rrugecerit private” nuk i pengoi as nuk i pengon askush, “komode ne sjelljen e tyre me pervoje abuzimin”, prej dy viteve sillen edhe me keq tashma me turistet vendas.

Fitesa me rrugaceri ka pasoja.

Pasojave nuk i gezohemi por na lejoni te reagojme te pakten si qytetare duke bojkotu kete rrugaceri pronaresh qe kane zaptuar detin ne menyren me arbiterare dhe me me paprecedent ne bote qe nga “shezlone te dhunshme ne cmime si toke e xanun”.

Me jetesen dhe djersen e secilit prej nesh nuk duhet te tallet askush, as ne emer te patriotizmit.

Se pari te fillojne keta rrugecer pronaresh uzorpues te sillen “patriote” dhe te perulur ndaj turistit te huaj apo vendas ne cmim dhe sherbim.

Ky eshte hapi i pare dhe i vetem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Analizë nga këshilltari i Navalny : Putin luan në kartën e tij të fundit

Teologu: Xhamitë në Turqi janë qendra spiunazhi, cili dreq po i shtinë hoxhollarët me fol për Skënderbeun e Nënën Terezë