in

Të qeshurit e dy miqëve të mëdhenj të Kosovës

Muhamedin Kullashi 

Kjo foto e Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit Jacques Chirac, nga një takim në Paris, flet për miqësinë e tyre jo vetëm personale por edhe politike. Si shembull i miqësisë politike mund të merret ajo që lidhi Presidentin amerikan Bill Clinton me Presidentin francez Jacques Chirac dhe me Kryeministrin britanik Tony Blair, në vitet e fundit të shekullit XX : afinitetet e tyre politike rreth shumë çështjeve, bashkë-pajtimi dhe bashkë-ndiesia për disa vlera e ide, si dhë për një strategji politike, krijuan një lidhje të fort që pati peshë në skenën ndërkombëtare politike. Pa këtë bashkë-punim si miqësi të këtyre personaliteteve të mëdha politike vështirë se mund të merret me mend ndalja e krimeve masive e regjimit serb dhe çlirimi i Kosovë. 

Nuk duhet harruar, po kështu, se Presidenti Jacques Chirac mbështeti fuqishëm Presidentin amerikan dhe Kryeministrin britanik, në ato çaste dramatike. Clintoni kishte shkruar dhe thënë se çështja më e rëndësishme në jetën e tij, jo vetêm nê karierên e tij politike, lidhej me çlirimin e Kosovês. Chirakun ndêrkaq  e patën kritikuar ashpêr në Francë, disa qarqe politike, se « tradhëtoi miqësinë njëshekullore me Sërbinë ». 

Siç përkujton Bernard Kouchner në librin e vet “Luftëtarët e paqës”, Chiracu i kishte thënë : « Ne kemi miqësi me Sërbinë, por ne duam drejtësi për shqiptarët ».

 Aristoteli për lidhjen midis drejtësisë dhe miqësisë kishte shkruar: « Miqësia është një formë e barazisë e krahasueshme me drejtësinë. Cdonjeri ia kthen tjetrit mirëbërjet e ngjashme që i ka marr prej tij. » Te qëndrimi i Chiracut, në raport midis një miqësie tradicionale me një shtet e popull dhe miqësisë, si formë e drejtësisë, doli epërsia që i dha miqësisë si drejtësi, ngase krimet e bëra nga shteti serb ai i cilësoi si « barbari serbe».Nga mesi i qershorit 1999, presidenti Chirac na priti për herë të dytë si anëtarë të Komitetit të Kosovës i Parisit(Antoine Garapon, Olivier Mongin, Pierre Hassner etj.) , në Pallatin Elysée. Rrezatonte nga kënaqësia se intervenimi i NATO-s përfundoi me sukses dhe se Kosova u çlirua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Giresse: Lojtarët treguan se janë të gatshëm për t’u kualifikuar

Dr. Muhamet Shatri: Fadil Hoxha dha urdhërin për likuidimin e Adem Vocës, Ahmet Selacit dhe Ukshin Kovaçicës