in

Dr. Muhamet Shatri: Fadil Hoxha dha urdhërin për likuidimin e Adem Vocës, Ahmet Selacit dhe Ukshin Kovaçicës

Dr. Muhamet Shatri, ”KOSOVA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE” , faqe 261-262.(Në kujtim të 77 vjetorit të qëndresës epike të luftëtarëve të Shaban Polluzhës kundër riokupimit sllavo-komunist të Dardanisë, më 1945)

Urdhërin për fillimin e sulmit të organizuar dhe frontal kundër kryengritësve shqiptarë e dha Fadil Hoxha, në atë kohë komandant i Shtabit Operativ të Kosovës.Në urdhërin e operacionit theksohej se ” grupi i Adem Vocës dhe Ahmet Selacit gjendet në rajonin e Shalës. FORCAT E TYRE JANË RRETH 1000 VETA. , kurse në Perëndim të Istogut, në male, gjenden një grup prej 200 vetash”.Më tej urdhërohej: ”Armikun nuk duhet ta lëmë të marrë frymë, por duhet ta ndjekim pandërprerë”.Për këtë ” të formohen reparte të vogla patrulluese, të cilat do të kenë edhe rol vrojtues.Këto reparte të mbajnë në shënjestër përherë armikun, të cilin duhet ta sulmojnë me plan e mençuri duke u kujdesur që t’i shkaktohen sa më shumë viktima”.Ndërkaq, Divizioni i 46-të sërb, që mezi kishte pritur për t’u hedhur në veprime kundër shqiptarëve, i urdhëroi repartet e veta (në bazë të urdhëresës së Fadil Hoxhës), ”ta detyronin armikun për t’u përqendruar në Shalë dhe ta zhduknin fizikisht e tmerrësisht pa i kursyer as gratë dhe fëmijët”.Në vazhdim nënvizohej se ” me shqiptarët e grupit të Adem Vocës, as para, as gjatë luftimeve nuk duhet të ketë kurrëfarë bisedimesh, apo marrëveshjeje, por të zhduken pamëshirshëm.Në rast të rrezistencës nga fshati, nëse atë e bëjnë të zotët e shtëpive, si masë represive ndaj një veprimi të këtillë të kallet i tërë fshati ”.Dr. Muhamet Shatri, ”KOSOVA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE” , faqe 261-262.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Të qeshurit e dy miqëve të mëdhenj të Kosovës

Fati i Firmëtarëve të Pavarësisë: Qerim bej Mahmutbegolli