in

Të ‘Prishtina Gastronomy Festival’, arbëreshët rikthehen në Prishtinë: Shqiptarët janë në zemrat tona

Për 11 ditë me radhë, me pije, ushqim të shijshëm tradicional, muzikë, vallëzim dhe argëtim, është përmbyllur festivali i gastronomisë në Prishtinë.

Në natën finale të festivalit nga Italia si të ftuar special, kishin ardhur arbëreshët, ku gatuan receta ushqimi arbëresh dhe po ashtu kënduan dhe vallëzuan me muzikë arbëreshe.

Lucia Martino, arbëreshe e Italisë u shpall qytetare nderi e Komunës së Prishtinës, nga kryetari Përparim Rama.

“Në emër të kryeqytetit të Prishtinës, sot dua t’ua ndaj këtë mirënjohje, si simbol i mirënjohjes nga zemra për punën që e bëni dhe që vazhdoni ta bëni. Ju nuk jeni më vetëm mysafire këtu, ju jeni qytetare nderi e kryeqytetit e shtëpisë tuaj ”, tha Rama.

Lucia u shpreh shumë e emocionuar derisa pranoi titullin e qytetares së nderit të Komunës së Prishtinës.

“E falënderoj nga zemra këtë burrë, që më dhuroj këtë dekoratë, shumë të rëndësishme. Ky burrë erdhi tek shtëpia ime në kohën kur ende nuk ishte kryetar. Kishte ardhur t’i vizitonte vendet e banuara me arbëresh. Unë nuk e njihja, ai erdhi me familjen e tij, me gruan dhe fëmijët e tij. Dëshiroja t’i bëja nderë dhe e mirëprita në shtëpinë time. Bëri fotografi së bashku me bashkëshorten e tij, bëmë video dhe jam shumë e emocionuar dhe shumë e gëzuar për të gjitha këto”, u shpreh ajo.

Pas ndarjes së titullit, kryetari Rama u befasua nga Lucia, ajo nga Kalabria i kishte sjellë dhurata atij dhe familjes së tij.

“Unë sot mora dhurata nga teta Lucia nga Kalabria e Italisë, që njëkohësisht është arbëreshe. Komuniteti ynë që ka shkuar atje në kohën e Skënderbeut dhe kanë rujtur kulturën dhe traditën shqiptare”, tha Rama.

I pari i Prishtinës, e kishte takuar Lucian dhe arbëreshët e tjerë para tre vjetësh, në kohën kur siç thotë ai nuk e kishte idenë që do të bëhej kryetar i kryeqytetit të Kosovës.

“Unë kam pas fatin që i kam vizituar edhe më herët së bashku me gruan dhe fëmijët e mijë, para tri vitesh kur kam qenë atje. Kur edhe nuk e kisha idenë që do të bëhem kryetar. Kam kaluar një kohë fantastike në Kalabri, Sicili dhe në të gjithë fshatrat e arbëreshëve”, tha Rama. Prej atëherë ishte ideja që ndonjëherë t’i sjellim edhe këtu, arbëreshët në Kosovë. Më vjen shumë mirë që festivali i gastronomisë i ka ftuar, po e përfundojmë këtë festival me arbëreshët. Po ashtu edhe t’i ndihmojmë që si kryeqytet ta shpërndajmë kulturën arbëreshe edhe në botë”

Kurse, arbëreshi Leonardo Belvedere që kishte ardhur nga Italia e që nuk e kishte harruar gjuhën shqipe, u shpreh shumë i lumtur që ishte në Prishtinë.

Ai për Telegrafin tha se shqiptarët janë në zemrën e arbëreshëve të Italisë, gjithmonë.

“Unë jam Leonardo Belvedere dhe jam arbëresh. Flasim të gjithë arbërisht në fshatin tim. Zemra jonë është arbëresh, kosovarët janë vëllezërit tonë. Kosova, Shqipëria dhe Arbëreshët janë një familje e vetme”, u shpreh ai.

Koordinatorja e “Prishtina Gastronomy Festival”, Bardha Smajli, tha për Telegrafin se nuk e kishin pritur që ky festival të ketë kaq shumë sukses.

“Sot e përmbyllim me natën e arbëreshëve, të cilët kanë ardhur nga Italia që dje dhe janë me ne këtu, kanë përgatitur ushqimet e tyre dhe do të këndojnë muzikën e tyre. Nuk e kam pritur këtë sukses , i ka kaluar pritshmërie e mija. Faleminderit edhe juve që e keni përcjellë programin tonë përmes storieve që i keni përgatitur, nga këtu”, përfundoi Smajli.

Mysafirët e ditës së fundit të këtij festivali patën mundësinë, t’i shijojnë shpageta e shijshme dhe te famshme italiane të përgatitura nga kuzhinirerët italian Alessandro Circiello dhe Carlo Finnuci.

Ndërsa me muzikë arbëreshe i argëtoi kantautori, Santino De Bratolo dhe grupi etnofolk “Bashkimi”.

Që nga data 21 korrik 2022 deri më 31 korrik 2022, qytetarët e Kosovës kishin mundësinë që të argëtohen nën tingujt e muzikës së pastër qytetare, t’i shijojnë ushqimet dhe ëmbëlsirat tradicionale shqiptare. Po ashtu të kalojnë mbrëmje të bukura dhe të paharruara  vere, së bashku me familjet e tyre  në festivalin e gastronomisë në Prishtinë./Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” sot i ndanë titullin “Guximi intelektual” Jusuf Buxhovit

Presioni i tmerrshem i islamistëve radikal të BIK-ut mbi shkollat shqipe: duan shamizeza arabe