in

Presioni i tmerrshem i islamistëve radikal të BIK-ut mbi shkollat shqipe: duan shamizeza arabe

Kur fëmijët-engjej i mbulojnë me shami si të ishin gra.

Shamia është fyerje për fëmijët dhe vajzat, është denigrim, është skllavërim, është kthim në mesjet, është tmerr.  

Bashkësia Islame e Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe nga kryeministri Albin Kurti, që të lejohet bartja e shamisë në shkolla.

Përmes një postimi në Facebook BIK-u, shton se duhet lejuar bartja e shamisë sepse moslejimi i saj qenka diskriminues.

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”, thuhet nga BIK-u.

Kështu BIK përpiqet që fëmijët ti trajtojë si gra, në shkollat shqipe evropiane me shami arabe.

Bashkësia Islame e Kosovës është pushtuar nga islamistët radikal, rrahen nëpër xhami, kërcënojnë besimtarët, na turpëruan para botës. E kanë bërë rrëmujë Dardaninë, ndërsa tash duan ta fundosin, ta shkëpusin nga Evropa.

Me presione të tmerrshme mbi shkollat shqipe duan të arsyetojnë milionat që marrin nga shoqatat e dyshimta islamike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Të ‘Prishtina Gastronomy Festival’, arbëreshët rikthehen në Prishtinë: Shqiptarët janë në zemrat tona

Gjon Nikollë Kazazi, zbuluesi i veprës së parë në gjuhën shqipe