Sot me “çlirimin” e Tiranës do të duhej të kujtoheshin edhe ato që u pushkatuen pa gjyq.
1.Lorenc Rasha nga Shkodra, 2. Akil Sakiçi, nga Dibra diplomuar në Liceun e Korçës dhe në një Akademi Ushtarake në Itali; 3. Nazmi Uruçi nga Dibra, i diplomuar në Liceun e Korçës dhe në një Akademi Ushtarake në Itali, 4. Fahri Dabulla, nga Dibra, i diplomuar në Liceun e Korçës dhe në Akademinë Ushtarake në Torino, 5. Hamit Greblleshi nga Tirana, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Stamboll, 6. Hasan Dine nga Dibra, i diplomuar në një Akademi Ushtarake në Itali. 7. Haziz Blloshmi nga Librazhdi, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Vjenë, 8. Faik Shkupi nga Shkupi, i diplomuar si ushtarak në Itali, 9. Mehmet Dado nga Mati, ushtarak i diplomuar në Itali, 10. Boris Belevksi nga Rusia, i ikur nga regjimi sovjetik në vitin 1924, ish oficer në Garden Mbretërore të ish Mbretit Zog I, 11. Aleks Mavraqi piktor, 12. Selman Shtjeni nga Mati, kalorës në Garden Mbretërore, 13. Bajram Cuka nga Mati, komandant xhandarmarie në Durrës, 14. Muharrem Liku nga Tirana, i shkolluar në Stamboll, 15. Anton Fekeqi nga Shkodra (kosovar Shkodre), ushtarak, i diplomuar në Grac, Austri, 16. Kapllan Deliallisi, deputet i Shijakut, 17. Jakup Deliallisi, kryetar i komunës së Shenavlashit, 18. Imer Deliallisi, Sekretar i Ismail Qemalit, 19. Isuf Allamani, drejtor i Fermes Xhafzotaj, i diplomuar për agronomi në Milano, 20. Selim Kelmendi, oficer nga Kosova, 21. Ndue Pali offcer nga Mirdita, 22. Minella Toçi nga Durrësi, biznesmen, 23. Seluadin Korça nga Korça, i biri i të famshmit Hafiz Ali Korça, 24. Subi Topulli, oficer nga Gjirokastra, 25. Ismail agë Petrela, figurë madhore e Tiranës, ishte ai që ngriti flamurin kombëtar për herë të parë në Tiranë, 26. Muntaz Kokalari nga Gjirokastra, botues, 27. Vesim Kokalari nga Gjirokastra, librar. 28. Syrja Kokalari nga Gjirokastra, 29. Nebil Çika lindur në Prevezë të Greqisë [kur ka lindë Nebili, nuk ishte Greqi], i arsimuar në Stamboll për gazetari, 30. Muharrem Lleshi, qytetar tiranas, zejtar, 31. Rifat Tershana nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi, 32.Reshat Stërmasi, oficer nga Tirana, 33. Lluka Xhumari nga Durrësi, biznesmen, 34. Selim Brahaj nga Sauku teolog, 35. Rakip Kalenja nga Mallakasta, oficer i diplomuar në Itali, 36. Ali Panariti nga Korça, tregtar, 37. Jorgji Mema nga Elbasani, mësues, 38. Abdulla Saraçi, nga Tirana, oficer madhor i diplomuar në Itali.
Lista u mor nga shkrimi i Romeo Gurakuqit, “Beteja për Tiranë”