in

Takimin me Martinin e kish dasht secili prej nesh

I gjatë, i bardhë, me lëkurë të hollë prej fisniku, ai dokej jo si autor, por si princ dal prej Dukagjinit të MbiShkodrës. I shoqnuem prej zojës Erika Camaj dhe Anton Nikë Berishës, në pushim të seminarit, me shoqen teme Fatimen dhe vajzën e dajës Afërditën që kish ardh nga Franca, me ndrojtje pritsha me ja dhanë librin tem “Mbi Siparunt”.

“Ti je Naimja që m’foli Antoni. Kam me e lexue librin. Shkruj e mos u ndal”. Gazetare e “Botës së re”, studente e letërsisë, po e përcillsha në gushtin e vjetit 1990 Seminarin për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. 

Nuk e nisha vetën të përgaditun me i ba nji intervistë. Ja shpreha dëshirën dhe shqetsimin prozatorit dhe studiuesit Antonit. “Sot të prezentoj”, m’tha Antoni e unë nuk besojsha që mujm me u taku me poetin që m’dukej si andërr. N’Kosovë kish ardh mbas disa dekadave.

 Nuk na ra me nejt gjatë. Folëm pak për poezinë që botohet n’Kosovë dhe u ndamë me u shkrue. 

Zoja Erika Camaj ma dha adrësën. M’dokej çast i pajetum. Ia kisha lexu disa prej librave por asni fjalë nuk mujta me ja thanë për veprën. “Kemi me u takue prap, Naime”. M’dokej që duhet me nejt cuc para tina.

Çfarë bekimi, me pas edhe fotografi. 

Kujtesë që ndodhi 20 minuta e po zgjat 31 vjet

Falemnderit Martin

Lini një Përgjigje

Rusia bombardon xhaminë në Ukrainë ku po strehoheshin më shumë se 80 njerëz

Ku janë gratë e LDK-së?!