in

Ku janë gratë e LDK-së?!

Pal Shtufi

Në disa postime të miqve e pash varrimin e Haki Rugovës, të cilin e quanin “varrim dinjitoz” (!)

E si mund të ketë dinjitet aty ku gruas shqiptare i ndalohet pjesëmarrja? Apo na mjafton fakti që nuk pati flamuj arabë dhe hajt t’i themi varrim dinjitoz?

Gratë e LDK-së, posaçërisht Forumi i Gruas, prej sot, nuk di a ka kuptim të ekzistojë fare. Forumi i Gruas sot do duhej të ishte aty për të thyer rregullat primitive të mesjetës. Nëse gratë nuk i flakin këto rregulla të pista, atëherë gratë do të vazhdojnë të ngelin në margjinat e një shoqërie mashkullore, shoqërie pa jetë e pa sens human, e cila gjithçka mund të quhet, pos e emancipuar.

Nuk ka familje, nuk ka shtet, nuk ka shoqëri me vlera, aty ku kryevlerës i mohohen të drejtat.

– Ku jeni ju gra të LDK-së?

– Ku jeni ju ish-liderë e liderë të LDK-së?Kur dhe kush duhet ta bëjë hapin e parë drejt ndryshimit? 

Nëse prisni se bujku në arë e punëtori në fabrikë do ta bëjë këtë hap, atëherë përshëndetuni me Europën, të cilën e lakmoni kaq shumë. 

Europa ka mbi 250 vjet që është përshëndetur me mesjetën. Në Europë, gruaja është kryevlerë e jo antivlerë!#DardaniaDoDinjitet

Plotësim:

Pasi e publikova këtë shkrim, disa pjesëmarrëse në këtë varrim u ndjenë keq pse unë kam shruar kështu, kaq “pa saktë”

Gra të LDK-së, nuk kam shkruar për ju që ishit aty e as për familjaret e të ndjerit Haki Rugova. Kam shkruar për ata mijëra burra që ishin aty dhe asnjëri nga ata nuk ishte me gruan e tij në varrim. 

Aty ishin rreth 2000 burra e ju po flisni për nja 20 gra që ishit ne varrim! 

Në rregull është për ju që ishit aty, ju lumtë. Ndjehem mirë për këtë fakt, por shqetësimi im është për 98% të asaj mase mashkullore. Besoj tani më keni kuptuar sensin e këtij shkrimi. Shpresoj që edhe liderët e LDK-së e kanë kuptuar se mision i tyre nuk është që të udhëhiqet partia vetëm politikisht, por edhe kulturalisht!

Shpresoj!

Lini një Përgjigje

Takimin me Martinin e kish dasht secili prej nesh

Njeriu që pritet t’i jap fund epokës Erdogan