in

Sulm i armatosur në Siri, dhjetëra të vrarë

 

 

Dhjetëra persona u vranë nga një sulm ndaj një autobusi mepjesëtarë të sigurisë së qeverisë siriane në Deir al-Zor të Sirisë.

Nuk ka informacione më të detajuara të incidentit që ndodhi nënjë zonë ku janë vendosur kryesisht ushtria siriane dhe milicitë e mbështeturanga Irani, pranë qytetit antik të Palmyra.

Agjencia AFP raporton se militantët e grupit Shteti Islamik (IS)vranë 37 ushtarë pasi i zunë pritën autobusit me të cilin po udhëtonin. Kyvlerësohet të jetë një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga mposhtja e ShtetitIslamik vitin e kaluar, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, njëorganizatë që monitoron konfliktin në Siri.

Organizata tha se sulmi shënjestroi ushtarët e regjimit, ndërsaata po udhëtonin në shtëpi për pushime. Agjencia zyrtare e lajmeve Sanaraportoi se një “sulm terrorist” ndaj një autobusi vrau “25qytetarë” dhe plagosi 13 të tjerë.

IS pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut dhe shpalli një”kalifat” ndërkufitar më 2014. Grupi u mposht në Siri në mars tëvitit të kaluar, por qelizat e tij vazhdojnë të kryejnë sulme, përkatësisht nëshkretëtirën e gjerë që shtrihet nga provinca qendrore e Homs deri në DeirEzzor dhe kufirin me Irakun.

“Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga rënia eIS-it vitin e kaluar”, tha kreu i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat eNjeriut, Rami Abdel Rahman, për AFP.

Rahman tha se autobusi u sulmua afër fshatit Shula ngaxhihadistët të cilët shpërthyen bomba buzë rrugës përpara se të hapnin zjarrndaj ushtarëve që i përkisnin divizionit të 4-të të ushtrisë. Dy autobusë tëtjerë që ishin pjesë e autokolonës arritën të shpëtonin, tha organizata. Endeaskush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në dhjetor të vitit 2017, kryeministri i atëhershëm i Irakut,Haider al-Abadi shpalli fitoren përfundimtare kundër IS-it. Grupi humbiterritorin e fundit të të ashtuquajturit kalifat të tyre në Siri në mars tëvitit 2019.

Në muajt e fundit shkretëtira Badia e Sirisë ishte arenë epërplasjeve të rregullta midis xhihadistëve dhe forcave të regjimit sirian tëmbështetur nga Rusia.

Në prill, 27 luftëtarë besnikë të qeverisë së Damaskut dhemilicë aleatë të mbështetur nga Irani u vranë në një sulm të IS-it pranëqytetit Al-Sukhna i cili është nën kontrollin e regjimit.

Luftanë Siri ka lënë të vrarë më shumë se 387,000 njerëz që kur filloi më 2011.

Lini një Përgjigje

Dr. Camaj: Vaksinat janë të sigurta, fundi i pandemisë ka nisur

Migrantët në Bosnje sërish mbesin nën qielline hapur