Rreth 700 migrantë dhe refugjatë nga kampi “Lipa”, rreth 30kilometra nga Bihaqi, në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilët do të duhej tëtransferoheshin me autobus në një lokacion tjetër, janë kthyer sërish në kamp,të mërkurën më 30 dhjetor.
“Migrantët do ta kalojnë këtë natë nën qiellin e hapur, nëlivadhin ku ishte kampi ‘Lipa’, sepse IOM (Organizata Ndërkombëtare përMigrantë) i hoqi të gjitha çadrat”, tha për Radion Evropa e Lirë, ministrii Brendshëm në kantonin Una-Sana, Nermin Kljajiq.
Kampi “Lipa” ishte një vendstrehim i përkohshëm, pasi kampi“Bira” në Bihaç u mbyll nga ana e autoriteteve në muajin shtator.