in

Studimet e reja tregojnë se imuniteti ndaj virusit zgjat të paktën 6-8 muaj pas shërimit

Një imazh i prodhuar nga studiuesit amerikanë tregon grimcat e virusit SARS-CoV-2 (të kuqe), që mbulojnë fijet bronkiale të njeriut (blu) dhe mukusin (të verdhën).
Një imazh i prodhuar nga studiuesit amerikanë tregon grimcat e virusit SARS-CoV-2 (të kuqe), që mbulojnë fijet bronkiale të njeriut (blu) dhe mukusin (të verdhën).

Njëra prej kumtesave tregon që trupi ruan nivelin e lartë të qelizave B të kujtesës për një periudhë të gjatë; dy të tjera tregojnë se shanset për riinfektim janë shumë të ulëta për të paktën gjysmë viti

Studimet e reja po rrisin vlerësimet se imuniteti ndaj COVID-19 zgjat të paktën 6-8 muaj pas shërimit nga sëmundja.

Kërkimi i botuar në Science Immunology këtë javë ekzaminoi 25 pacientë që ishin duke u shëruar nga sëmundja. Megjithëse antitrupat – proteinat e sistemit imunitar që sulmojnë grimcat e virusit – filluan të binin në mostrat e gjakut rreth 20 ditë pasi u shfaqën simptomat, qelizat B të kujtesës që prodhojnë antitrupa vazhduan të ngriheshin në gjak për 150 ditë dhe mbetën të larta deri në pikën 240-ditore. Kjo sinjalizon që trupat e këtyre njerëzve ishin të përgatitur për të luftuar virusin për rreth tetë muaj.Ndërkohë, studiuesit në dy studime të tjera zbuluan se njerëzit që kishin krijuar antitrupa ndaj koronavirusit kishin më pak të ngjarë të dilnin përsëri pozitivë deri në gjashtë muaj më pas dhe ndoshta edhe më gjatë.

Rezultatet japin parashikime të mira për vaksinat, të cilat provokojnë sistemin imunitar për të krijuar antitrupa.

Një studim i botuar të mërkurën nga Neë England Journal of Medicine përfshiu më shumë se 12,500 punonjës shëndetësorë në Spitalet e Universitetit të Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Midis 1,265 vetëve që kishin antitrupa ndaj koronavirusit në fillim, vetëm dy patën rezultate pozitive në testet për të zbuluar infeksionin aktiv në gjashtë muajt në vijim dhe asnjëri prej tyre nuk zhvilloi simptoma të sëmundjes.

Ilustrim: Antitrupat që sulmojnë qelizat e virusit infektues

Kjo bie në kontrast me 11,364 punëtorë të cilët fillimisht nuk kishin antitrupa; 223 prej tyre rezultuan pozitivë për infeksion në afërsisht gjashtë muajt që pasuan.

Një studim i tretë nga Institutit Kombëtar i Kancerit përfshiu më shumë se 3 milion njerëz që kishin bërë analiza të antitrupave nga dy laboratorë privatë në Shtetet e Bashkuara. Vetëm 0.3% e atyre që fillimisht kishin antitrupa më vonë dolën pozitivë për koronavirusin, krahasuar me 3% të atyre që nuk kishin antitrupa të tillë.

Rezultatet treguan se njerëzit me antitrupa nga infeksionet natyrore ishin “në rrezik shumë më të ulët… në shkallën e të njëjtës lloj mbrojtjeje që do të merrnit nga një vaksinë efektive”, për të marrë përsëri virusin, tha Dr. Ned Sharpless, drejtor i Instituti Kombëtar i Kancerit në SHBA.

“Është shumë, shumë e rrallë” që të infektoheni përsëri, tha ai.

Studimi i institutit nuk kishte lidhje me kancerin sepse që nga pandemia shumë studiues federalë kanë zhvendosur punën e tyre në fushën e korona virusit.

Sharpless tha se “është shumë e kënaqshme” që edhe studiuesit e Oksfordit kishin parë të njëjten ulje të rrezikut – 10 herë më pak kishte të ngjarë të kishte një infeksion të dytë nëse antitrupat ishin të pranishme.

Raporti i institutit të tij u postua në një faqe në internet të cilën shkencëtarët e përdorin për të shkëmbyer kërkime dhe është nën shqyrtim në një revistë të madhe mjekësore.

Gjetjet nuk janë “një surprizë … por është vërtet qetësuese sepse u thotë njerëzve se imuniteti ndaj virusit është i zakonshëm”, tha Joshua Wolf, një specialist i sëmundjeve infektive në Spitalin Kërkimor të Fëmijëve St. Jude në Memfis, por i cili nuk kishte ndonjë rol në studim.

“Ne nuk e dimë sa zgjat ky imunitet”, shtoi Wolf. Rastet e njerëzve që marrin COVID-19 më shumë se një herë janë konfirmuar, kështu që “njerëzit ende kanë nevojë të mbrojnë veten dhe të tjerët duke parandaluar ri-infektimin”. Times of Israel

Lini një Përgjigje

Papa Françesku: Të pasurit të mos grumbullojnë vaksinat Kovid 19

Në Turqi nga kjo datë kërkohet testi PRC apo tampon negativ