Papa Françesku përdori mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjes për të festuar një përparim shkencor, vaksinat Kovid 19 që kanë ndezur “dritat e shpresës”. Por ai paralajmëroi kombet më të pasura të botës dhe njerëzit më të pasur, që të mos grumbullojnë vaksinat për veten e tyre.
“Ne [nuk mund] të lejojmë që virusi i individualizmit radikal që të na i heq vlerat tona më të mira, e të na bëjë indiferentë ndaj vuajtjeve të vëllezërve dhe motrave të tjerë. Unë nuk mund ta vendos veten përpara të tjerëve, duke lejuar që ligji i tregut dhe patentat të kenë përparësi mbi ligjin e dashurisë dhe shëndetit të njerëzimit.”
Duke folur para vetëm disa qindra njerëzve, për shkak se pandemia e pamundësoi procesionin normal të Krishtëlindjes ku marrin pjesë mbi 10,000 vetë në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku u bëri thirrje “udhëheqësve të qeverisë, bizneseve, [dhe] organizatave ndërkombëtare” të kërkojnë një zgjidhje për të gjithë: vaksinat për të gjithë, veçanërisht për vendet më të prekura dhe në nevojë në të gjitha rajonet e planetit. Por para të gjithë të tjerëve: vendet më të prekura dhe më në nevojë!”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se disa kombe të varfëra mund të mos marrin doza vaksinash deri në 2024-tën. The Daily Beast