Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti, së bashku me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti, këshilltaren Fëllanza Podrimja dhe asistenten ekzekutive Valë Gjonbalaj, kishin një takim miqësor me deputetë dhe zyrtarë të Partisë Social Demokrate (SPD) gjermane.
Qysh në fillim të takimit, deputeti i Bundestagut Metin Hakverdi deklaroi që SPD mbështet Lëvizjen VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Përgjatë diskutimeve të tyre, përfaqësuesit e këtij subjekti theksuan se Lëvizjen VETËVENDOSJE! e shohin si subjektin e vetëm i cili mund të sjellë ndryshimet e domosdoshme në Kosovë, që bazohen në zhvillim ekonomik dhe drejtësi.
Në fund, me shpresën dhe urimin për zgjedhje demokratike e fitore bindëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pjesëmarrësit u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen duke e zgjeruar e thelluar atë.


