Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh i nominuar për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Enver Hoxhaj, në një postim në Facebook shkruan se sot ka pasur një bisedë me Cherie Blair, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që ajo me Tony Blairin kanë dhënë për Kosovën. Po ashtu ka falënderuar edhe Bill e Hillary Clintonin.
“Tony & Cherie Blair në Angli dhe Bill & Hillary Clinton në Amerikë ishin përcaktues për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit.
Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara”, është shprehur Hoxhaj.


