in

Forumi Ekonomik Botëror i gatshëm ta mbështesë Kosovën

Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër të Kosovës ka pasur një bisedë me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Børge Brende, të cilit ia ka prezantuar planin e partisë për #Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.

“Një bisedë e shkëlqyer me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Børge Brende, të cilit ia prezantova planin tonë për #Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

U pajtuam që të punojmë së bashku për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.

Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.

Forumi më i madh dhe më me ndikim në botë do të jetë një platformë e prezantimit të Kosovës në botë.

Mirënjohës ndaj presidentit dhe mikut tim, Børge Brende, për mbështetjen që do t’i japë Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Lini një Përgjigje

SPD-ja gjermane mbështet Lëvizjen VETËVENDOSJE!

PASKA VDEKUR SHQIPTARI QE U THA JO MAQEDONVE JU JENI SHQIPTARË