in

Sot shënohet Dita e AIDS-it në kohën e COVId-19

Dita Ndërkombëtare e AIDS-it është duke u shënuar më 1 dhjetor, në kohën kur një pandemi krejt tjetër ka përfshirë botën.

Drejtorja ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS, Winnie Byanyima, ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë përvojën me viruset ndaj të cilave nuk ka imunitet njeriu, siç është HIV, teksa shpresojnë për vaksina kundër koronavirusit dhe të “sigurojnë se ato nuk do të jenë privilegje të personave të pasur.

Byanyima ka thënë përmes një deklarate se bota duhet të mësojë nga gabimet e përgjigjes ndaj HIV-it “kur miliona persona në shtetet në zhvillim, kanë vdekur duke pritur për trajtim”.

Ajo ka shtuar se sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi është duke zgjeruar pabarazitë që tashmë ekzistojnë dhe është duke kërcënuar përparimin që është bërë në shëndetësi dhe zhvillim në 20 vjetët e fundit, duke përfshirë edhe përparimin e bërë për HIV.

Ky program ka paralajmëruar se pengesat që janë krijuar në shërbimet shëndetësore si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mund të rezultojnë me 293,000 infektime me HIV dhe rreth 148,000 vdekje të lidhura me AIDS-in deri më 2022.

Lini një Përgjigje

I burgosuri që vdiq mbrëmë në Spitalin e Pejës ishte i dënuar për vrasjen e dy vallezërve Leci

Shtëpia e Bardhë feston madhështinë dhe bukurinë e Amerikës