Që nga dita e sotme, e premte, në orën 18:00, do të hyjnë në fuqi masat e reja, të cilat i miratoi të enjten Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Sipas këtij vendimi të Qeverisë, masat do të vlerësohen pas dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike në vend dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.
Me masat e reja komunat do të ndahen në tri kategori sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër, e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.