Dardania Press: Sindikalistët në kohën e qeverisjes PDK-LDK e lejuan aprovimin e Ligjin për Pensionet, ku thuhet se ata që nuk kanë kontribuar në Fondin e Pensioneve të Serbisë pas vitit 1987, nuk do të marrin pensionet e Kosovës. Me këtë ligj të Serbisë në shtetin tonë, u hoqen nga lista e pensioneve mbi 120 mijë punëtorë shqiptarë, që i përjashtoi nga puna Serbia e Milosheviqit. Ishte pjesa më vitale e kombit që e trasoi rrugën dhe e bëri shtetin e Kosovës në rrethana të jashtëzakonshme.
Sindikata e kriminalizuar e heshti këtë diskriminim dhe në heshtje e pranuan ligjin më të turpshëm që i vrau me uri mijëra punëtorë. Ata ende po vdesin urie me 90 euro, mëshirë dyfytyrëshe e shtetit të Kosovës.
.