Katër persona morën pjesë në grabitjen e së premtes ne bankomatin e një banke në rrugën “B”, ku e kishin vendosur eksplozivin.
Ata vendosën me shpejtësi eksplozivin dhe u larguan pak më tej derisa ai shpërtheu. Tre prej tyre merrnin paratë ndërsa njëri bënte roje. Ai ka qëlluar me armë ndaj një roje sigurie.
E gjithë ngjarja zgjati më pak se 5 minuta dhe autorët u larguan. Mësohet se autorët kanë përdorur një sasi të madhe eksplozivi.
Deri tani nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshuar për këtë vepër. Nuk dihet shuma e grabitur nga autorët