Bill Clinton, përmes llogarisë së tij në Twitter, ia ka uruar ditëlindjen kandidatit demokrat duke iu referuar numrit të presidentëve të përzgjedhur në SHBA.
“Urime ditëlindja #46, nga #42”, ka shkruar ish-presidenti. Clinton ishte presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, teksa Biden pritet të bëhet i 46-ti.
Clinton njihet për kontributin e jashtëzakonshëm ndaj Kosovës që ka dhënë përgjatë kohës sa po shërbente si i pari i shtetit.
Ai, bashkë me ish-senatorin Biden, nga i njëjti krah ideologjik, shtynë përpara idenë e fushatës së bombardimeve të NATO-s gjatë kohës sa Serbia po kryente krime në Kosovë më 1999.