in

Si tentoi Enveri ta prishë Kishën e Shenjtë të Laçit dhe në atë ngarje mbetën pa këmbë 32 ushtarë

Kisha e Laçit në Shqipëri ka një mister brenda historisë së saj, ku jo rrallëherë është komentuar edhe nga studiues të huaj.

Kjo kishë për herë të parë është shembur në vitin 1967, atëherë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli l.uftë besimit fetar, dhe gjithçka nisi atëherë kur banorët filluan të flasin për diçka të pazakontë rreth saj, si dhe mënyra se si u paralizuan ushtarët që shembën atë dhe kurimi disamujor jashtë Shqipërisë.

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit, në Kishën e “Shna Ndout”. Për herë të parë, shembja kishte ndodhur në vitin 1967, atëherë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli lu.ftë besimit fetar.

Megjithëse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët gjatë viteve shkonin ende, gjë që për regjimin ishte një shqetësim. Për këtë motiv, ushtarët morën urdhër të asgjësonin muret, në mënyrë që askujt të mos i shkonte në mend për të bërë pelegrinazh.

Pasi rrëzuan një pjesë të rrethimit, toga prej 32 vetash mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë në mënyrë të pashpjegueshme. Disa ushtarë u dërguan nga pushteti i kohës për kurim në Austri, për gjashtë muaj, ndërsa të tjerët në Spitalin ushtarak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Nazmi Jakurti u rizgjodh kryetar i Federatës së Sindikatave në Oberargau

Mbyllen vendvotimet në Malësi, fillon numërimi i votave