Nga Tuzi: Nexhat Haziri
Është mbyllur procesi i votimeve në zgjedhjet vendore për komunën e Tuzit. Sipas statistikave që vijnë nga komisionet vendore të zgjedhjeve, dalja në këto zgjedhje është 8500 votues ose 66 % nga 12387 qytetar më të drejtë vote.
Procesi I votimit ka filluar në ora 7 të mëngjesit dhe tani sapo është mbyllur në ora 20.
Procesi i votimeve ka kaluar kryesisht pa inicidente
Pritshmëritë bazuar në disponimin e qytetarëve shqiptarë gjatë tërë procesit të votimeve kanë qenë për fitorën e partive shqiptare, konkretisht koalicionit Forumi Shqiptar – “Bashkim dhe Zhvillim” i cili përbëhet nga 4 parti shqiptare (ASH, LDSH, UNSH dhe LDMZ), që më shumë gjasa do të vazhdoj të qeverisë më komunën e Tuzit edhe në mandatin e ardhshëm 4 vjecar
/N.H