in

Si po ndodh manipulimi i votave në Kosovë

Në kohë të zgjedhjeve ka reagime ku tregojnë se bëhen manipulime me vota.

Mjetet që iu duhen për të punuar kanë mbetur akoma në vendin e punës.

Këto mjete janë pjesë e përditshme e komisionerëve dhe punëtorëve të QNR-së.

Disa nga ta madje nuk kanë nevojë fare që t’i përdorin ato, pasi i besojnë më shumë mënyrës klasike.

E nga këto mënyra të ndryshme po ngjallin dyshime që po ndodhin edhe manipulimet me vota.

Në fakt një gjë e tillë dyshohet që funksionon edhe në mënyrë zinxhirë.

E pikërisht këta të fundit, në bazë të disa përgjimeve që janë publikuar së fundmi në media po dyshohen që kanë punën kryesore.Madje, vetë këta e kanë cilësuar ashtu në një mënyrë veten e tyre.

Ky fenomen i manipulimeve të votave sipas organizatave joqeveritare, është një fenomen që përsëritet sa herë të ka zgjedhje.

E për ta bërë sa më të suksesshme nevojitet financimi edhe me para.

Baza e këtij problemi po shihet tek partitë politike pasi që sipas Miftaraj janë këto parti të cilat ngriten me vlera demokratike e që rrugës pastaj e devijojnë vullnetin e votuesve të tyre.

Gjithashtu kërkohet që edhe në QNR të shtohen pajisjet e kamerave pasi që numri i tyre është minimal apo pothuajse zero.

E përveç dënimit që mund të shkoj deri në 5 vite për keqpërdoruesit, hetimet po shihen që duhen të vazhdojnë edhe tek zyrtarët e lartë të partisë.

Fenomeni i blerjeve të votave raportohet pothuajse në secilat palë zgjedhjesh që mbahen në Kosovë./Express/

Lini një Përgjigje

Kryetari Ahmeti njofton se Komuna do të blejë edhe 30 autobusë të rinj

Projekti ideor i një qendre kulturore shqiptare për Zvicër