in

Kryetari Ahmeti njofton se Komuna do të blejë edhe 30 autobusë të rinj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar nëpërmes një shkrimi në Facebook, se në pjesën e parë të vitit 2021 do të fillojë negocimet për blerjen e 30 autobusëve të rinj urbanë për këtë komunë.

“Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80). Tetë autobusë do të jenë elektrik, sipas diskutimeve me BERZH.

Po ashtu në prill do të filloj prokurimi për operatorët privat në linja të caktuara ku kontratat do të jenë afatgjata ndërsa do të kërkohet investimi në flotë”, ka shkruar kryetari Ahmeti.

Lini një Përgjigje

Rugova: Nëse LDK-ja e ka zgjedhur Thaçin, pse të mos ia bëjë kuorumin Vjosës

Si po ndodh manipulimi i votave në Kosovë