in

Si do të jetë moti të martën dhe të mërkurën

Sipas parashikimit të motit të Prishtina Weather, gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë nuk parashihen reshje shiu, por pritet të mbajë mot kryesisht me diell, herë-herë me vranësira kalimtare.

Ndërkaq gjatë orëve të mëngjesit nëpër viseve të ulëta mund të ketë mjegull, e cila deri në orët e mesditës pritet të shpërndahet. Temperaturat mbeten pak më të larta nga vlerat mesatare.

E gjatë ditës së premte, në mëngjes, parashihen mundësi për reshje të dobëta shiu.

Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

27.10.2020 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 18C, e në vise malore 3C deri 14C. Era do të fryj e lehtë nga juglindja 2-3m/s, e nga Dukagjini drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 3.

28.10.2020 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë që deri në mesditë pritet të shpërndahet. Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 18C, e në vise malore 4C deri 13C. Era do të fryj e lehtë nga verilindja dhe lindja 1-5m/s. Indeksi UV: 3.

Lini një Përgjigje

Si ndodhi skandali i 2 mln E në dhomën e Thesarit

Borell: Aktakuza ndaj Thaçit është ende në shqyrtim