in

Borell: Aktakuza ndaj Thaçit është ende në shqyrtim

BE-ja e mbështet fuqishëm punën e Dhomave të Specializuara dhe e konsideron punën e tyre thelbësore për përparimin e mëtejmë të Kosovës drejt BE-së.

Kështu ka thënë Josep Borell, Përfaqësuesi Lartë i BE-së, i cili e mban edhe postin e Nënkryetarit të Komisionit Europian, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një europarlamentari, i cili e ka përmendur aktakuzën që e ka ngritur Prokuroria Speciale në Hagë ndaj Presidentit Thaçi, e që ende nuk është konfirmuar nga Gjykata.

“Kjo është një demonstrim i rëndësishëm i Kosovës ndaj sundimit të ligjit që është element kyç për përparimin e Kosovës në rrugën evropiane, por edhe angazhimin e përgjithshëm të BE-së në Ballkan”, thuhet në përgjigje

Në përgjigjen e Borellit përmendet në mënyrë specifike që aktakuza është ngritur më 24 qershor dhe se ende ndodhet për shqyrtim tek gjyqtari i procedurës paraprake, transmeton Gazeta Express.

Borell ka rikujtuar se në Bruksel kanë filluar bisedimet Kosovë – Serbi, duke thënë se është bërë përparim.

“Të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese për normalizimin e marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund përparojnë në rrugën europiane”, thuhet në përgjigjen e deputetëve.

Lini një Përgjigje

Si do të jetë moti të martën dhe të mërkurën

Burgim të përjetshëm të riut nga Ferizaj për vrasjen makabër