in

Si do të jetë moti gjatë dy ditëve të ardhshme

Sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës, moti gjatë dy ditëve të ardhme do të jetë pa ndryshime. Por temperatura në mëngjes do të zbresin në zero gradë celsius

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta, të cilat do t’i takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit”, përfundon njoftimi i IHMK-së.

Lini një Përgjigje

Altari i konsujve Gentian dhe Basso nga Syrigana e Istogut

Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë në Kosovë