in

Shteti i Serbisë nuk kurseu as fëmijët në masakrën e Pastaselit

U.d. Presidenti i Kosovës, njëherësh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe dhe ka nderuar kujtimin për 106 martirët e rënë në fshatin Pastasel të Rahovecit.

Ai ka thënë se masakrat që po përkujtohen këto ditë na e kujtojnë çmimin e lartë të lirisë.

“Në këtë masakër shteti i Serbisë dhe forcat e saj nuk i kanë kursyer as fëmijët. Kjo tregon se çfarë përbindëshi ka qenë pushteti i Millosheviqit, por as Serbia e sotme, e udhëhequr prej Aleksandër Vuçiqit, nuk është shkëputur nga ajo politikë”, është shprehur u.d. Presidenti Konjufca, duke shtuar se qëndrimet e politikës së sotme serbe tregojnë një vazhdimësi të njëjtë politike karshi shtetit të Kosovës. “Kujtojmë se një politikë e tillë shkaktoi gjenocidin dhe në masakrat në Rahovec, Pastasel dhe fshatrat përreth”.

U.d. Presidenti Konjufca ka thënë se dëshmitë e të shpëtuarve nga kjo masakër janë tejet të vlefshme, porse drejtësia ende nuk ka marrë një epilog.

“Faktikisht askush nga kriminelët serbë, të cilët kanë marrë pjesë drejtpërdrejt dhe e kanë kryer këtë masakër, nuk është dënuar deri sot. Prandaj bëjmë thirrje që drejtësia duhet të ndodh sa më parë”, tërhoqi vërejtjen z.Konjufca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Konjufca: Gjykatat tona t`i dënojnë kriminelët edhe në mungesë

Konjufca u takua me ambasadorin Abott