in

Konjufca u takua me ambasadorin Abott

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin Britanik Nicholas Abott. Ai ka uruar z. Konjufca për detyrën dhe ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit. Në këtë kontekst, ambasadori Abbott ka ofruar mbështetje për procesin e reformës zgjedhore, sikurse edhe për punën e Kuvendit të Kosovës bashkë me trupat përcjellëse.Kurse kryetari Konjufca ka falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.Z. Konjufca a ka njoftuar ambasadorin Abbott se synim i tij në krye të këtij institucioni është miratimi pa vonesë i ligjeve, zhvillimi i diplomacisë parlamentare dhe këmbimi i praktikave të mira me Mbretërinë e Bashkuar.Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike, përmbylljen e procesit me zgjedhjen e presidentes së vendit dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Shteti i Serbisë nuk kurseu as fëmijët në masakrën e Pastaselit

Arrestohen edhe 10 persona, shkon në 18 numri i tyre