Ju e dini që kur u tërhoq ushtria shqiptare, ndodhi hataja. Gati na zhbinë serbët e malazezët. Ne që mbetem gjallë, pranuam çdo gjë që na ofronin sa të shpëtonim kokën. Na thanë të deklarohemi myslimanë sllavë, ne bëmë si na thanë, na e ndaluan gjuhën shqipe, ne e rrudhëm gojën, nuk e flisnim, megjithëse ishim gjak i pastër arbëror nga fisi i Kelmendi. Gjuha gati ra në koma, por nuk vdiq, nisi të ringjallët. Nisi të ringjallët edhe vetëdija kombëtare.Sot turpërohemi nga ministri Lajqi (Ljajiq), bastardi kelmendas, i biri i Judës komb mohues, ish zëdhënës i Milosheviqit, burizan i Daçiqit e Edoganit, që i ndërron patronët si lavirja dashnorët . Turpërohemi edhe nga ata bastard komb mohues që dolën me flamuj serbë e turq, duke ia tundur vithet herë presidentit serbë, herë presidentit turk, ndërsa e mohuan si Juda Krishtin flamurin e tyre kuq e zi. Pas shtatëdhjetë vjetësh bijtë tonë bastardë të Pazarit të Ri i tundnin dy flamuj (serbë e turq) të dy kombeve që na vranë pa mëshirë. A ka turp më të madh?