in

101-vjeçarja mori vaksinën e para në Gjermani

Sot filloi vaksinimi kundër Covid-19 në Gjermani, disa orë pas dorëzimit të dozave të para dhe kjo lëvizje është në kundërshtim me planin për fillimin e koordinuar të fushatës së imunizimit të Bashkimit Evropian të njoftuar për nesër.

Çdo ditë vonesë do të thotë një numër më i lartë i njerëzve të infektuar, tha Tobias Kruger, drejtori i shtëpisë për të moshuarit në Halberstadt.

Ai tha se 40 nga 59 përdoruesit e shtëpisë ishin vaksinuar së bashku me dhjetë nga rreth 40 punëtorë.

Personi i parë që mori vaksinën ishte101-vjeçarja, Edith Kwoizalla. Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vaksina është thelbësore për t’idhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.

 

Lini një Përgjigje

Ministri i Drejtësisë i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë që të hetojnë vaksinat në Veri

Shqiptari i Sanxhakut