in

Shqiptarët katolikë të Shkupit ishin aristokracia e qytetit

Gani MEHMETAJ

Shqiptarët katolikë të Shkupit ishin aristokracia e qytetit. Ata e formuan bërthamën e qytetit të vjetër, përtej Urës së Vardarit, ata i vunë bazat e shoqërive artistike e muzikore shqiptare jo vetëm për Shkupin, por për tërë Dardaninë, ata i dhanë jetë e gjallëri ish kryeqytetit të Shqipërisë dhe qytetit më të madh të Dardanisë.

Ipeshkvia shqiptare e Shkupit njihet seli kryeipeshkvore e Pjetër Bogdanit (1677-1689), Gjon Nikollë Kazazit (1743-1752), Ndre Logorecit (1888-1892), Lazër Mjedës (1909-1921), por edhe vendlindja e nobelistes shqiptare, shenjtores Nënës Terezë (1910-1997). Kjo ipeshkvi është ndër më të vjetra në Gadishullin ilirik.

Pse të mos thuhet e vërteta se sllavët ishin shërbëtorë e çifçinj të shqiptarëve katolik. Tregtia, përpunimi i arit e argjendit, pronat e mëdha ishin në duart e tyre të shkathëta. Nga filmat dokumentarë e fotografitë e vjetra, që ruhen në arkiva filmi, rrezatojnë qytetërim e kamje.

Shqiptarët katolikë të Shkupit e morën rolin prijatar, ishin ndriçuesit e pjesës tjetër të shqiptarëve, sepse kishin mbaruar shkolla të larta në Itali e Francë, meqë në Shkup ishte vetëm një medrese turke, ku arsimoheshin edhe shqiptarët myslimanë. Administratën e pasluftës (1945) e mbanin shqiptarët katolik nw gjuhwn shqipe, sepse të tjerët nuk dinin të shkruanin shqip, ndërsa sllavet ishin pakicë kombëtare në Shkup.

Nga gjimnazi “Zef Lush Marku” i Shkupit dolën breza të artë të shqiptarëve të arsimuar, sot shtylla intelektuale në Maqedoni e Kosovë. Dëbimi i parë i madh i shqiptarëve katolik nga Shkupi nisi pas tërmetit të vitit 1963. Në emër të ndërtimit të Shkupit të ri, me ndihmat evropiane, qeveria sllave me mbështetjen e Beogradi ua konfiskoi pronat shqiptarëve katolik në qendrën e vjetër, për të ndërtuar apartamente shumëkatëshe, ku solli maqedonasit sllav nga Greqia.

Vala e dytë e shpërnguljes së shqiptarëve katolik u bë pas vitit 1981, kur nisi terrori kundër shqiptarëve të arsimuar e nacionalistëve. Shqiptarët katolikë dhe intelektualët ikën nga Shkupi, erdhën në Prishtinë e Prizren, por shumë prej tyre ikën në Perëndim apo në Kroaci e bregdetin dalmatin.

Në valën e tretë të shkombëtarizimit qeveria maqedonase ua mori Ipeshkvinë dhe Katedralën. Në vend të fjalës shqipe që u predikua mbi 1500 vjet, sot predikohet në gjuhën sllave. Mbi njëmijë e pesëqind vjet ipeshkvit ishin arbëror-shqiptarë, sot është ipeshkvi slloven. Kjo është ndër kaptinat më të dhimbshme të deshqiptarizmit të Shkupit.

Kanë mbetur fare pak shqiptarë katolikë në Shkup, kryesisht të vjetrit që e kryen misionin ndriçues. Të përmallojnë kur i tregojnë peripecitë e tyre në emisione televizive të RTV 21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kalldrëmi shqiptar

Edi Rama nga fryma e lirë në një autokrat