in

Shqiptarët e Maqedonisë që nuk po arrijnë ta zënë hapin me kohën !

Shkruan: Ahmet Asani

Parolla e cila nga v.1945 e kendej me dekada u përdor si mantër hipnotizuese, që shqiptarët e Maqedonisë mos të startonin me shkollimin e fëmijëve të tyre, por të mbetnin per disa dekada prapa bullgaro-maqedonëve e sllavo-maqedonëve, ishte kjo e cila u lansua nga kleri i cili ishte në shërbim të pushtetit të atëhershëm: “…mos i çoni djemtë në shkolla se ju bahen shkie…”!

Për pozitën e femrës shqiptare në Maqedoni as mos të flasim, nqa që ajo ishte pakrahasimisht më e rëndë se e mashkullit! Të ndikuar nga kleri i cili punonte me direktiva të pushtetit, prindërit shqiptarë nuk i dërgonin vajzat fare në shkolla, ose nëse i dërgonin i largonin qysh në shkollimin fillor duke marr vërtetime të ndryshme nga mjeket, dhe duke i shpallur edhe psiqikisht të paafta vajzat e tyre!

Shqiptaret e Maqedonisë gjithëmonë u përdoren si poligon provash! Në kêtë drejtim të provave e sprovave me shqiptarët prinë qyteti i Kumanovës, ku gjithëmonë janë bërë provat e para për suprimimin e të drejtave të garantuara me kushtetutën e v.1974!

Në vitin shkollor.1987/88, para se të mbyllej Universiteti i Prishtinës, pushteti i atëhershēm i Maqedonisë, në mënyrë antikushtetuese mbylli paralelet e gjuhes shqipe në disa shkolla të mesme të Maqedonisë! Kanë kaluar plotë 34 vite dhe askush nuk u morr me pasojat e kësaj padrejtësie!

Edhe pas rënies së sistemit monist komunist, në rrethana të sistemit pluralist, pushteti krijoi sisteme edhe me perfide duke angazhuar klerin dhe disa pseudo intelektualë, duke krijuar një sistem te ngjashem me ate të vrimave të zeza, nje sistem i cili i ngjanë trekëndëshit të Bermudes!

Lini një Përgjigje

Gani Mehmetaj: Kur e mohonin Ibrahim Rugovën si Juda Krishtin

Në Shtetin tim, në Shtetin tonë!