Ti mund të marrësh fonde, të cilave nuk ju dihet as burimi e as qëllimi, për ndërtimin e xhamive!Por nuk guxon, as me varg poezie, të kërkosh rrënimin e tyre!PO E BËRE, DO TË ARRESTOJNË !
Nuk e dimë çfarë do të ndodhë nëse kërkon, me varg poeti, rrënimin e kishave katolike dhe atyre ortodokse !?
Ti mundesh lirshëm, me kërku vendosjen e Sheriatit në vend të Kushtetutës, por jo edhe Bashkimin me Shqipërinë , sepse ta ndalon kjo Kushtetutë!?Ti, lirshëm mundesh e me e sha Skenderbeun, Nënë Terezen, Naimin, Fishten, por jo edhe Sulltanin e… Erdoganin !
Ti, lirshëm mundesh me e falë namazin , në rrugë, në klasët e shkollave fillore, në kabinete e salla të Univerzitetit, në poligone, edhe atëherë kur je në detyrë, por jo edhe ti kundërshtosh këto dukuri.Në Shtetin tim e në shtetin tonë , lirshëm thërrasin për Hixhabin , lirshëm të urdhërojnë për zgjatje të pantollanave e maicave, lirshëm të mbajnë ligjërata se si duhet me pshurrë burri, por jo edhe ti demaskosh, deri në përbuzje këto dukuri.Ka edhe shumë çka!
Nëse nuk e ndalim këtë Katrahurë, Shteti im dhe Shteti i juaj do të shëndrrohet në një DIKTATURË me ngjyra të një ISLAMI RADIKAL.
Fundin e një rrugëtimi të tillë nuk ka nevojë me ua thënë.Kush ka sy ai është para nesh !