in

Shqipëria paralajmëron Serbinë: Ide e keqe të luash me zjarrin

𝐈𝐝𝐞 𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐞 𝐭𝐞 𝐥𝐮𝐚𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧”,𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧𝐞Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, me një postim në Twitter, i ka bërë thirrje autoriteteve serbe “të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato”.

“Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, thekson Xhaçka në rrjetin socialPo ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve.Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990, të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë, bashkë me ish-Jugosllavinë që shkoi e vate.Për pak vjen viti 2023!

 Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim.Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë.Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato.Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, lexohet në postimin e ministres Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Bashkimi doganor Jugosllavi-Shqipëri 27 nëntor 1946

S𝐞𝐫𝐰𝐞𝐫 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞 𝐁𝐄-𝐬𝐞 𝐞 𝐒𝐇𝐁𝐀-𝐬𝐞:Bëjani të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja