in

S𝐞𝐫𝐰𝐞𝐫 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞 𝐁𝐄-𝐬𝐞 𝐞 𝐒𝐇𝐁𝐀-𝐬𝐞:Bëjani të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja

Analisti, eksperti e profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer i ka kushtuar një shkrim autorial zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Ai këtë situatë e ka quajtur “bllokim të rrugëve nga huliganët serbë, të cilët kanë sulmuar gazetarët dhe kanë qëlluar edhe mbi policinë e trupat e KFOR-it”.

Sipas Serverit, bandat kriminale në veri paguhen e kontrollohen nga Beogradi. Ai thotë tutje se Serbia dëshiron përkushtim të Kosovës për themelimin e Asociacionit, dhe nëse Kosova dorëzohet, do të ishte katastrofale.“Por trazirat po dëshmojnë përtej çdo dyshimi se dorëzimi në atë pikë në kushtet aktuale do të ishte katastrofik për shtetin e Kosovës. Do të ishte një marrëzi po të bëhej një gjë e tillë, sepse kjo do të bënte që fuqitë parapa barrikadave të cilat janë të lidhura me shërbimet sekrete të Serbisë, të drejtonin këtë institucion”, ka shkruar Serëer.

“Evropa dhe SHBA-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja”, ka shtuar Server.Ai madje thotë se Vuçiq po e përdor strategjinë e Putinit në Donbas më 2014.Shton se barrikadat duhet të hiqen me kujdes dhe në bashkëpunim me KFOR-in.

Lini një Përgjigje

Shqipëria paralajmëron Serbinë: Ide e keqe të luash me zjarrin

Sulmi ndaj patrullës së KFOR’it, deklarohet komandanti letonez