in

Bashkimi doganor Jugosllavi-Shqipëri 27 nëntor 1946

Ndërsa hidhet në erë busti i Mithat Frashërit si bashkëpunëtor i gjermanëve, ja një dokument se si komunistët shqiptarë ja shitën sovranitetin Serbisë, duke filluar nga bashkimi doganor më 1946Kastriot Dervishi : 27 nëntor 1946- Dita e bashkimit doganor me JugosllavinëMë 27.11.1946 u nënshkrua në Beograd nga përfaqësuesit e qeverive të Shqipërisë dhe Jugosllavisë 

“Traktati mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”, i cili u ratifikua nga Kuvendi Popullor me ligjin nr.389, datë 27.12.1946.

Është e çuditshme se fillimisht lajmi i nënshkrimit të traktatit u mbajt i fshehtë. Njoftimi u dha me vonesë më 11.12.1946 në gazetën “Bashkimi”.Vetëm në dy periudha ka pasur shteti shqiptar bashkime doganore: në vitet 1939-1943 me Italinë dhe në vitet 1946-1948. Më katastrofiku ishte ky me Jugosllavinë./Kastriot Dervishi (Nacional)

Lini një Përgjigje

"Patriot", arma që do ndalojë Rusinë?

Shqipëria paralajmëron Serbinë: Ide e keqe të luash me zjarrin