in

"Patriot", arma që do ndalojë Rusinë?

Pas shumë kërkesash Kievi do të pajiset nga SHBA me sistemin raketor Patriot, i cili pritet t’i japë një tjetër rrjedhë luftës në Ukrainë. Nga ana tjetër, Moska e ka cilësuar si objektivin kryesor shkatërrimin e saj sapo të vihet në shërbim të ushtrisë ukrainase.  Por si funksionon ky sistem dhe çfarë kapacitetesh kërkon, ndjekim kronikën e përgatitur.

Gjatë vizitës zyrtare në Uashington të Presidentit Ukrainas më 21 Dhjetor, shtëpia e bardhë vendosi furnizimin e Ukrainës me sistemin e avancuar të raketave të quajtura “Patriot”.

Sistemi i raketave Patriot u zhvillua për herë të parë në vitet 1960 nën akronimin SAM-D, dhe fillimisht u projektua si një armë kundërajrore.

Në vitet 1980, Patriot u ridizajnua për të ndaluar raketat e armikut në hyrje. Sot, ky model sistemi antiraketor, mund të gjurmojë objektivat në hyrje deri në 100 kilometra larg dhe t’i shkatërrojnë ato brenda 40 kilometrave nga lëshuesi. Raketat e fundit Patriot përdorin shënjestrim me precizion të lartë në të cilën raketa shpërthen në goditje, dhe jo në afërsi të objektivit që është nisur .

Ai përbëhet nga një kolonë e tërë që përfshin radarë dhe automjete të stacionit të kontrollit, si dhe një kamion “central energjie” të pajisur me gjeneratorë dhe stacionet e lëshimit të raketave. Për vendosjen e një sistemi të tillë nevojiten rreth 90 persona ndërsa për ta vënë në funksion duhen vetëm 3. Arma është shpallur si “standardi i artë” për mbrojtjen ajrore, por versionet e mëparshme të sistemit Patriot kanë pësuar edhe dështime katastrofike në luftime.

Në vitin 2018, raketat Patriot u filmuan duke gjuajtur në mënyrë të gabuar në mes të një sulmi me raketa rebele Huthi në Riad, Arabi Saudite. Një nga ato raketa u përkul jashtë objektivit dhe u përplas në një zonë civile disa sekonda pas lëshimit, por versioni I përmirësuar, duket se I ka evituar edhe këto defete.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh furnizimin me sistemet Patriot, por, disa ekspertë thonë se ndikimi në botë I këtij sistemi do të jetë i kufizuar për shkak të “kupolës” relativisht të vogël mbrojtëse që ofron dhe kostos së tij të lartë prej rreth 4 milionë dollarësh për raketë.

Teksa nuk dihet ende se kur sistemi Patriot do të vendoset në Ukrainë, kremlini deklaron se sapo të vihet në funskion të Kievit, do të ishte një objektiv “i caktuar” për Rusinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Akademik Hivzi Islami – Enver Hasanit: Nuk ka pasur këmbim të Leposaviqit me Preshevën, profesor Hasani!

Bashkimi doganor Jugosllavi-Shqipëri 27 nëntor 1946