in

Shqipëri, Gjykata e Lartë me 13 anëtarë

/rtsh.al/

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur plotësimin e kuorumit të Gjykatë së Lartë për të kryer të gjitha funksionet e plota pas 5 vitesh ngërç. Për ambasadoren Kim kjo është tregues që reforma në drejtësi po ecën përpara, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës.

“Hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale. Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale”, shkruan Yuri Kim në Tëitter.

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot Sokol Ngrecin si anëtarë të 13 të Gjykatës së Lartë, duke plotësuar kështu kuorumin e nevojshëm prej 2/3 e anëtarëve për t`u mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara. Gjykata e Lartë, pas 5-vitesh në pamundësi për ta ushtruar këtë funksion themelor të saj,  nga sot mundet të ndryshojë/unifikojë praktikën gjyqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Gjeneral Bajram Begaj votohet sot si President

Futbollistët kroatë me plisa të bardhë në Aeroportin e Beogradit