Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2,560 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.