in

Piktori që e mitizon plisin – simbol i identitetit kombëtar

Plisi e ka frymëzuar piktorin Eduart Karajn për ta hedhur në pikturë. Për të plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar. Arsyeja që ai prej vitesh merret me plisin është kjo.

“Ndoshta është një lidhje letrare, filozofike me gjyshërit. Plisi është shumë i vjetër. Është një tregues edhe vizual, por tregon edhe madhështinë e një malësori. Tregon një karakter burrëror, por edhe legjendar”, thotë ai. Ky simbol i lashtë i mbajtur nga shqiptarët , vjen me një impresionizëm ngjyrash prej piktorit

“Unë jam shumë i dashuruar me plisin. Kam dëshirë edhe ta mitizoj”, shprehet piktori.

Krahas portreteve imagjinar, nuk mungojnë edhe figurat historike. “Ky është një portret i Sulejman Vokshit, është hedhur në formë ekspresive. Besoj që lidhet pak me traditën”, thekson Karaj.

Punimet e tij u prezantuan ne sheshin “Shtraus”, ku tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve të kryeqytetit. /abcnews.al

Lini një Përgjigje

Shqipëri, 6 viktima dhe 694 raste pozitive me koronavirus

Greqia, Turqia dhe Serbia financuan prej 100 vjetësh politikanët shqiptarë