in

Shpallen pasaportat më të fuqishme të 2021-tës

Përgatiti Valmir Mehmetaj

Ditët e shëtitjeve nga një shtet në tjetrin, kuptohet për ata më fatlumët që i kanë mundësitë për diçka të tillë, tashmë janë vetëm një kujtim i largët. Por pa marrë parasysh këto kufizime të përkohshme, Henley Passport Index ka bërë një matje për të parë se cilat janë pasaportat më të mira për udhëtime pa viza. Këtë vit një ngritje mjaft domethënëse në këtë listë e ka bërë shteti i  Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pandemia Covid-19 ka transformuar peizazhin e udhëtimeve, ndoshta edhe për dekadat e ardhshme.

Shumë vende në botë po marrin masa të reja kundër pandemisë si bllokada e kufizime të lëvizjes. Por edhe udhëtimet ndër-shtetërore nuk janë lënë mbas, e mesa duket shumë shpejt për të udhëtuar në një shtet tjetër çertifikata e vaksinimit do të bëhet domosdoshmëri.

Indeksi i Pasaportave Henley, i cili mat periodikisht pasaportat më efikase për udhëtim, sapo ka publikuar raportin e tij të fundit – dhe një analizë të asaj që mund të pritet në të ardhmen. Këtë listë është duke e kryesuar Japonia. Qytetarët aziatikë vazhdojnë të kenë dokumentet më të fuqishme të udhëtimit në botë.

Indeksi nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme, kështu që Japonia është edhe një herë në krye të tabelës kryesuese, duke ofruar qasje pa viza ose viza kur të mbërrijnë në 191 destinacione në të gjithë botën.

Singapori është në vendin e dytë (me 190 destinacione) ndërsa Koreja e Jugut dhe Gjermania janë në vendin e tretë me 189 destinacione.

Përfundi këtyre vendeve renditet Zelanda e Re në pozitën e shtatë, me qasje pa viza në 185 destinacione, ndërsa Australia është në vendin e tetë, me qasje në 184 destinacione.

Henley&Partners thotë se 2020-ta kishte shumë pak marrëveshje të profilit të lartë për lëvizje pa viza midis shteteve – me përjashtim të Emirateve të Bashkuara Arabe që sipas tyre janë një surprizë e dukshme.

Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan disa marrëveshje reciproke për heqjen e vizave, duke përfshirë një marrëveshje historike të ndërmjetësuar nga SH.B.A. që krijon lidhje zyrtare me Izraelin dhe duke u dhënë qytetarëve të secilit vend hyrje pa viza në tjetrin.

Emiratet e Bashkuara Arabe e mbajnë vendin e 16-të në renditje, me qasje pa viza / vizë gjatë mbërritjes në 173 destinacione. Kjo është një rritje e pabesueshme nga pozicioni fillestar, kur Henley Passport Index filloi matjet më 2006. Asokohe qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të udhëtonin pa viza vetëm në 35 vende, dhe ishin të renditura në vendin e 62 në këtë listë.

Këto janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2021-tën

1. Japonia (191 destinacione)

2. Singapori (190)

3. Koreja e Jugut, Gjermani (189)

4. Italia, Finlanda, Spanja, Luksemburgu (188)

5. Danimarkë, Austri (187)

6. Suedia, Franca, Portugalia, Hollanda, Irlanda (186)

7. Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Belgjika, Zelanda e Re (185)

8. Greqi, Maltë, Republikë Çeke, Australi (184)

9. Kanada (183)

10. Hungaria (181)Nëse dëshironi të dini se cilin vend e zë Kosova në këtë listë, dhe në cilat shtete mund të udhëtojnë qytetarët e saj, klikoni këtu.

Lini një Përgjigje

Ku mund të udhëtojnë pa viza fatkeqët e Kosovës

Të vdekur e të plagosur në Washington