in

Shkelësit e ligjit Qeveria i dënon deri në tre muaj me mbyllje biznesi

Bizneset me gjithë aplikimin e  masave nga Qeveria e Kosovës, do të punojnë me orar jo të plotë, andaj ato ballafaqohen me probleme të mëdha sa për të mbijetuar. 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se masat e reja të prezantuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit do t’u mundësojnë bizneseve të punojnë sa për të mbijetuar.

“Ekonomia në masë të madhe do të mbetet e hapur dhe do të punojë, nuk jemi duke folur për ndonjë qarkullim të madh, por sa për të mbijetuar”, tha Rukiqi.

Rukiqi mes tjerash ka kërkuar nga bizneset që të respektojnë masat pasi që dënimet do të jenë të mëdha.

Në një nga masat e prezantuara në Qeverinë e Kosovës thuhet se bizneset të cilat nuk respektojnë masat do të dënohen me mbyllje të biznesit deri në tre muaj.

Lini një Përgjigje

VV injoron PDK-në për mospjesëmarrje në punimet e Kuvendit

Shqipëria fiton 2:1 vëllazëroren kundër Kosovës